Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka zbuluar me anë të postimeve në rrjetet sociale se është kthyer në punë. Madje ajo u prit me dhurata nga stafi ku mbeti e befasuar.

Ajo publikoi një video, teksa tregon një kartolinë, me të cilën lë të kuptohet se stafi i ka dhuruar veshje dhe një pusull. “Befasi e mirë më priti në zyrën time, nga ekipi im”, janë fjalët e Arbanës sipër fotografisë.