Mbrëmjen e djeshme në Serie B u zhvillua sfida mes Brescias dhe Monzës. Kjo ndeshje nuk është si gjithë të tjerat për Mario Balotellin, i cili fatkeqësisht për fat dëmtimi e humbi mundësinë për të qenë në fushë.

Megjithatë, ultrasit e Bresicas nuk e pritën aq mirë “Super Marion”. Kujtojmë që deri në sezonin e kaluar italiani ishte pjesë e tyre, por më pas erdhën disa zënka me drejtuesit çka sollën dhe largimin e tij drejt Monzës.

Fillimisht, 30-vjeçari nuk u lejua të parkonte në brendësi të stadiumit dhe e detyrua që ta linte automojetin e tij jashtë. Më pas Balotelli iu bashkua CEO-s së Monzës, Adriano Gallianit, në tribunë por dhe aty tifozët kishin rezervuar një tjetër “surprizë” për të.

“Ka lojtarë të tjerë që e duan këtë qytet, ti nuk vlen asgjë për ne. Je një njeri pa dinjitet”, shkruhej në një banderolë të varur në shkallët e stadiumit.