Kontributi i komunitetit shqiptar në SHBA mbetet një element krenarie për të gjithë ne pasi suksesi i tyre në fusha të ndryshme i bën ato Ambasadorët më të mirë të kombit tonë dhe ura lidhëse për përafrimin e mëtejshëm të dy vendeve mike si SHBA me Shqipërinë. Kësaj radhe, lexo.com.al sjell rastin e shqiptares Sabrije Selimi e cila mund të jetë femra e parë shqiptare në forcat elitare të Marinës amerikane.
Ajo u bashkua vite më parë në ato që njihen botërisht si f orcat më të v ështira të a rmatosura në Amerikë, “Korporatat Detare të Shteteve të Bashkuara”. Vajza shqiptare, pasi u regjistrua në 2012, ndoqi një trajnim bazë 13 javor në Parris Island, Karolina e Jugut. Pasi ajo mbaroi trajnimin e saj u shtarak, Sabrije vijoi studimet në shkollën e Specializimit Profesional Ushtarak, në Ft. Leonard Wood, Misuri. U shtarakja shqiptare u emërua si përgjegjëse e Dërgimit gjatë periudhës së shërbimit në vitin 2016, e më pas edhe përgjegjëse e Pajisjeve të Automjeteve. Ajo është duke ndjekur aktualisht studimet për Psikologji./Lexo.com.al/e.c.