Nga Enxhi Hoxha
Prej ditësh, stacionimi mediatik emeton denoncimin që adresoi zhvatjen e paemërt të Tire Alldervishit, fabrikuesen e parave në repartin e shërbimit ku lajtmotivi jetëson kthimin prej vdekjes. Investigimi i një rasti të paprecedent, të hatashëm e shokues shtangu opinionin publik që neo ricikloi impostimin e vjetër drejt skepticizmit të trajtimit shëndetësor. Distancimi e ngulmimi në hetim rrënjësor prej autoriteteve ofron një panoramë trajtese të përveçme, një arrestim institucional të pamësuar. Shigjetimi i trupës së mjekëve e infermierëve, me tendencë baltosjen e heronjve modern të pahiperbolizuar është paradoksi që mban veshur turpin. Në një vit lufte me COVID, çfarë shkruhet në dosjen e shërbimit të odës së mjekëve?
Në marsin e shkuar, largimi i 30 bluzave të bardha drejt Italisë fqinje ishte jehonë që gjunjëzoi moralisht Europën, pa lënë pas kapacitetet titane në personel e instrumente mjekësore të vendeve përtej oqeanit. Historia i referohet Italisë si mike e ftuar në sofrën e shtruar midis aleatëve suprem ku i është shërbyer mes skenaresh të mëdha lufte, reciprociteti në fitore, por në betejën e shekullit aktual u rreshtua e vetme Shqipëria. Ushtria kuqezi dëshmoi se ishte misionare e pashembullt, e gatshme të ofrohej në oponencën paujdi me Koronën, koshiente se bilanci final i betejës ishte i papremtuar, faturuar këtu koston e biletës së kthimit në të nesërmen e afërt, garanci që s’e lëshonte askush. Konsolidimin e pasionit për jetën e afirmuan edhe në Shqipëri, në çdo njësi shërbimi të spitaleve COVID, aty ku u humb sensi ditë-natë e ku nuk kanosej vetëm jeta e tyre, por edhe e rrethit familjar që prej gardhit të zemrës u dergjën pareshtur. Ky mision është mbi të tjerët, është etalon i një akti heroik të përditshëm, që e vesh figurën e mjekut denjësisht si elitën e pakontestueshme të shoqërisë, në çdo insinuatë.
Patjetër që në betejë, jo të gjithë veshin mburojën e interesave të masës, ka prej atyre që skaleta e çmendurisë së parave i orienton drejt veprave që bien ndesh me kauzën madhore, prej atyre që janë djaj në bataren e llumit, prej atyre që shesin njeriun, prej atyre që perlyhen me zymtësinë e abuzimit. Një copëz ndryshe, nuk ia heq shijen tortës së vetëflijimit shumë mujor. Një akt sporadik, i dënueshëm dhe i pështirosur prej gjithkujt, afërmendsh që nuk baltos asnjë bluzë të bardhë. Pak por e sigurt se, ataktimi ndaj formacioneve guerile si-motra të “Tires”, nuk prevalon kurrë mbi punën vetëmohuese të gardës intelektuale të vendit, mjekëve. Sakrifica e këtyre të fundit, është pastrimi i çdo miniature njollosëse, është vaksina e turpit “Tire”.
Vepra e mjekëve është metaforë e një lumi që rrjedh furishëm e s’i trembet kokëfortësisë së shkëmbinjve, valë sfide që përhapet në thellësinë e një katarsi. Sforco e tyre është lot që derdhet, por diku ndalon, vezullon e ringrihet për misionin që gjithkush e ëndërron, pakkush e ushtron, askush s’e saboton!