Britania e Madhe ka hapur sot shtate qendra te mëdha per vaksinimin masiv te popullsisë duke tentuar te vaksinoj nje person ne 45 sekonda. Objektivi i qeverise është vaksinimi i rreth 14 milionë britanikeve deri ne mes te muajit shkurt dhe tere popullsisë ne vjeshte. Shtate qendrat e vaksinimit masiv te popullsie ne Britani qe janë hapur sot, ne Londër, Mancester, Birmingam, Newcastle, Bristol e gjetke, kane kapacitetin qe te vaksinojnë kater persona ne minute. Këtyre qendrave do u bashkohen qindra qendra shëndetësore dhe farmaci, duke e çuar numrin total te vendeve qe ofrojnë vaksinën e koronavirusit ne 1200 ne mbare Anglinë.
Ne kushtet kur numri i pacienteve me Covid ka arritur ne shifra rekord, ku ne Angli aktualisht ka 30 mije paciente neper spitale, nga 18 mije qe ishin te shtruar ne kulmin e pandemisë ne pranvere, zyrtaret e qeverise kane shtuar fushatën sensibiluzuese ku u kerkojne britanikeve te mos dalin nga shtepite. Qeveria e Boris Johnson po shqyrton mundesine e ashpërsimit akoma me te madh te masave ta karatinimit, çka mund te jete ceshtje ditësh, ku spekulohet se njerëzit do te mund te dalin për nje shëtitje ne park jo nje here ne dite, sic është momentalisht, por vetëm nje here ne jave.
Sipas krye-këshilltarit te qeverise britanike per shendetesine, Prof Kris Uiti, javet e ardhshme do te jene me te rëndat e gjithë pandemisë ku shifrat e te vd eku rve mund te shkojnë ne 2 mije veta ne dite. Sipas tij, shërbimi shëndetësore është ne situatën me serioze qe prej krijimit te saj. Rrugëdalja e vetme nga ky ferr, sipas autoritete është vetëm vaksinimi. Objektivi i qeverise është vaksinimi i rreth 14 milionë britanikeve deri ne mes te muajit shkurt dhe tere popullsisë deri ne vjeshte.