I treti që iu nënshtrua vaksinës Pfizer kundër COVID-19 është mjeku Pëllumb Pipero dhe u pasua nga mjeku tjetër i njohur, Tritan Kalo. E para që mori vaksinën ishte shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe më pas kryeministri Edi Rama.

Vaksinimi u krye në praninë e kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu, mjekëve dhe infermierëve të dy spitaleve COVID në kryeqytet. Vendi ynë më në fund siguroi vaksinat anticovid nga një vend mik i BE-së për të luftuar virusin e padukshëm që mori aq shumë jetë. Sot do të vaksinohen 50 mjekë dhe infermierë, të cilët janë në radhë të parë në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri.