Papa Françesk ka marrë dozën e parë të vaksinës anti Covid. Nga Vatikani nuk ka një konfirmim zyrtar, por mediat ialiane kanë arritur ta zbulojnë këtë fakt përmes revistës ‘America’, e cila drejtohet nga jezuitë amerikane të cilët janë shumë të afërt me Atin e Shenjtë. Vaksinat e Pfizer/ BionTech kanë mbërritur tashmë në Vatikan dhe fushata e imunizimit nisi në Aula Paolo VI. Do të vaksinohen si qytetarët e Vatikanit, që janë gati 600, ashtu dhe rreth 5 mijë punonjës bashkë me të afërmit e tyre. Për të ruajtur vaksinat, janë blerë frigoriferë të posaçëm për temperatura tejet të ulëta.
Prioriteti, sipas autoriteteve përgjegjëse të Shëndetësisë, “ do të jetë të vaksinohen më së pari personeli i sigurisë dhe ai sanitar, të moshuarit dhe anëtarët e punonjësit që kanë kontakte më të shpeshta me publikun”. Vetë Papa e kishte përmendur këtë gjë pak ditë më parë. “ Besoj se ështqë etike që vaksinën ta marrin të gjithë, sepse nuk është në lojë vetëm shëndeti yt dhe jeta jote, por edhe ajo e të tjerëve. Nuk e kuptoj përse disa thonë se vaksina është e rrezikshme, kur janë vetë mjekët ata që ta ofrojnë”, u shpreh Kreu i Kishës Katolike.