Këngëtarja e njohur Valbona Mema na ka treguar sot sekretin e rënies në peshë, por edhe të rutinës së saj të përditshme kur nuk është e angazhuar me koncerte jashtë vendit. Teksa mbolli një pemë bashkë me kryebashkiakun Veliaj në Parkun e Liqenit, Valbona Mema theksoi se Parku I Liqenit është kthyer për të “një shtëpi e dytë”, ku del çdo mëngjes për vrap. Për këtë ajo falenderoi dhe kryebashkiakun Veliaj për ndryshimin që ka pësuar parku. Pjesë nga biseda: Valbona Mema: Unë bëj vrap çdo ditë. Veliaj: Me të vërtetë! Valbona Mema: Shtëpia ime e dytë. Veliaj: Respekt. Valbona Mema: Dhe të falenderoj për këtë gjë. Veliaj: Respekt, respekt, respekt. Valbona Mema: Të falenderoj që ti na ke dhënë këtë lloj kënaqësie. Veliaj: Po mir kur fle që del çdo mëngjes? Valbona Mema: Unë fle me pulat dhe çohem me gjelat çdo mëngjes, domethënë fle në 21:30 dhe zgjohem në 06:00.

Veliaj: Bravo! Valbona Mema: E kam si regjim çdo ditë. Veliaj: Po i thosha fëmijëve, ata janë nxënës në klasë të 8-të. Kur kemi filluar këtu i bie që ata kanë qenë në klasë të 3-të. Dhe të kujtohet se ti del,këtu ka qenë ferra, fe rra, fe rra, fe rra. Valbona Mema: E di e di. Veliaj:Pastaj ai z aptimi, pastaj ata që digjnin ple hrat. Valbona Mema: Kështu është një mrekulli, domethënë sinqerisht unë i them gjërat ashtu si i shoh. Sinqerisht na ke dhënë një mundësi që ne ta shijojmë këtë natyrë.