Juventusi mendon të afrojë një tjetër sulmues në merkaton e janarit, por pa shpenzuar shumë para, për të mos thënë aspak. Përvecc veteranit Fernando Llorente, një tjetër njohje e Italisë mund të vishet bardhezi dhe në skenë ka dalë Graziano Pelle, sulmuesi që ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Italisë.

Pelle luan në Kinë prej vitit 2016 dhe në 103 ndeshje ka shënuar 51 gola
Deri më tani gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe të një propozimi për bardhezinjtë, që duhet të vendosin se kush është lojtari më i përshtatshëm për ta.