Kreu i PD, Lulzim Basha u zu mat mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, teksa gazetari Lorenc Vangjeli e pyeti për emrin e një shkolle që ai ka ndërtuar në Tiranë kur ishte kryetar Bashkie. Pyetjes sfiduese, të cilen ia ka bere disa here edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Basha iu shmang disa herë, me gjithë insistimin e gazetarit në studio.
Kreu i PD nuk ishte ne gjendje te thoshte nje emer shkolle qe mund te kishte ndertuar ne 4 vjet qe qeverisi Tiranen, duke konfirmuar ate qe thote Veliaj çdo dite. Pjesë nga debati në studion e Opinion:
Vangjeli: Keni qenë në krye të Bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliaj po ju sfidon ditë pas dite: Më thoni emrin e një shkolle që keni ndërtuar nga themelet deri te catia…
Basha: Pa pikë diskutimi që investimi i vetëm i Edi Ramës do të jetë një investim kundër meje personalisht, dhe kundër PD. Padiskutim që ka të meta edhe në qeverisjen time edhe në qeverisjen e PD, por do t’i zmadhojë ato pikërisht se s’ka asnjë alternativë.
Vangjeli: Ju nuk më thoni emrin e një shkolle që keni ndërtuar në 4 vjet! Do më thuash emrin e shkollës?
Basha: Blendi Fevziu i ka në arkivin e tij të gjithë arritjet e mia në krye të Bashkisë së Tiranës…
Vangjeli: Një emër shkolle, të lutem! Basha: Unë nuk jam këtu që të më kthesh në një konkurs fëmijësh.