307 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19 në Maqedoni nga 1854 testime gjatë 24 orëve të fundit. Rastet janë në Shkup-137, Kumanovë-17, Tetovë-13, Prilep-13, Gostivar-10, Shtip-4, Manastir-7, Veles-15, Ohër-10, Strumicë-9, Kavadar-10, Strugë-3, Kërçovë-8, Shën Nikollë-1, Gjevgjeli-6, Negotinë-1, Dibër-11, Resnjë-5, Kriva Pallanka-1, Radovish-4, Berovë-1, Delçevë-6, Probishtip-3, Vinica-2, Makedonski Brod-1, Bogdanci-3, Kratovë-3, Krushevë-3.
Kanë ndërruar jetë edhe 14 pacientë, ndërsa janë shëruar 658 qytetarë. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 90.124, prej të cilëve 76.045 janë shëruar, ndërsa 2.768 kanë ndërruar jetë, kurse numri i rasteve aktive është 11.311.