Ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica teksa ka shprehur tërheqjen e tij nga LSI-ja dhe bashkimin me PS, është i bindur se vetëm socialistët me Edi Ramën kryeministër mund ta bëjnë këtë vend. Ai është takuar me strukturat e LSI në Berat ku u ka bërë të qartë vendimin e tij për të lënë këtë parti dhe për të kaluar në strukturat e PS, një goditje e fortë për partinë e Metës dhe Kryemadhit, e cila ka shënuar një “bjerrje” të fortë në qarkun e Beratit. Pasi i ka ikur dhe Nasip Naço!
Rehovica thotë se vendimi i tij ishte i imponuar nga sjella politike e LSI që i ka thyer besimin jo vetëm të tij por dhe të qytetarëve që e kanë votuar. Gjithashtu ai thotë se vendimi ishte i vështirë pasi e kanë ngritur me me mish e shpirt këtë parti që sot sipas tij është kthyer vetën në një klub ë Tiranë që mbush televizion me sha rje.

“Për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI sepse këtë parti e kemi ngritur me mish e me shpirt. Personalisht jam shumë krenar dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, isha me ta gjate kohës që i shërbyem LSI si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje”, tha Gledion Rehovica.

Rehovica shprehet se eksperimenti LSI ka mbaruar dhe se vendi ka nevojë për progres dhe të eci para dhe për këtë sipas tij e bën vetëm PS-ja. “Eksperimenti LSI ka mbaruar, Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta beje vetëm PS-ja me Edi Ramën Kryeministër! Jo se PS-ja nuk ka te meta e gabime, po është e vetmja parti me vizion”, tha Rahovica. I pyetur nëse do të ketë ak uza ndaj tij nga LSI tani që po kalon në PS, ai tha se nuk mendon se gjithseskush ka bindjety e tij, dhe pëer më tepër se “nuk kam shkuar me tender në LSI dhe nuk po iki me tender as tani që po vete tek Partia Socialiste”.