Ndeshja e së dielës mes Aston Villës dhe Evertonit në Premierligë është shtyrë për një datë të më vonshme, për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit në Villa Park.
Aston Villa iu kërkoi zyrtarëve të Premierligës ta pranojnë shtyrjen e ndeshjes për shkak të virusit, i cili e ka detyrua klubin ta mbyllë qendrën stërvitore javën e kaluar, pasi një numër i madh i lojtarëve dhe stafit janë ende të izoluars.
Ndeshja e Villës kundër Tottenhamit, e caktuar të luhej të mërkurën (dje), u shty po ashtu. Villa ishte në gjendje të luante në ndeshjen e rrethit të tretë në FA Cup kundër Liverpoolit fundjavën e kaluar, por vetëm me lojtarë nga akademia dhe nga ekipi U23. Evertoni e ka pranuar shtyrjen e ndeshjes.