Tiranë, 21 Janar – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook shkruan se mjekët Prof. Eqerem Hasani dhe Prof. Mira Kola sapo kanë kryer vaksinën antiCovid dhe sot janë më të mbrojtur nga virusi. Në postimin e saj Manastirliu shkruan gjithashtu se 549 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me Covid19 kanë kryer deri tani dozën e parë të vaksinës antiCovid
Postimi i Ministres Manastirliu: Jam e kënaqur që prof. Eqerem Hasani, prof. Mira Kola dhe mjekët e shërbimeve delikate të #urgjencës dhe #reanimacionit sapo kanë bërë vaksinën #antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania dhe sot janë më të mbrojtur nga virusi i rrez ikshëm. 549 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 kanë kryer deri tani dozën e parë të vaksinës #antiCOVID
#ShqipëriaBuzëqesh