2021 premton të jetë viti i vaksinimit kundër Covid-19 dhe kërkimit për origjinën e virusit, por edhe viti i planetit Mars, me tre sonda të gatshme për të mbërritur në shkurt, përfshirë misionin e parë kinez në Planetin e Kuq. Në janar 2021, një task forcë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pritet të mbërrijë në Kinë për të provuar të identifikojë origjinën e pandemisë. Grupi do të fillojë kërkimet në Wuhan, ku infeksionet e koronavirusit Sars-CoV-2 u identifikuan për herë të parë në 2019.

Pas nisjes së vaksinave të para antiCovid-19, në muajt e parë të vitit 2021 efektiviteti i vaksinave të tjera do të ketë përfunduar së shqyrtuari. 2021 mund të jetë gjithashtu një vit vendimtar për luftën kundër ndryshimit të klimës.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka deklaruar se ai do të lëvizë për të sjellë përsëri SHBA në Marrëveshjen e Klimës së Parisit, pas tërheqjes nga presidenti Donald Trump. Gjithashtu në vitin e ri priten linjat e reja të Shoqërisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Qelizat Staminale (ISSCR). 2021 është gjithashtu viti i Marsit, me tre misione që pritet të mbërrijnë në shkurt në kërkim të gjurmëve të jetës së tanishme ose të kaluar.

Misioni i parë kinez në Planetin e Kuq, ”Tianwen-1”, i cili përfshin një sondë orbitë, një zbarkues dhe një rover; sonda ”Hope Mars” e Emirateve të Bashkuara Arabe e cila do të studiojë atmosferën e saj nga orbita e Marsit dhe misioni i NASA-s i destinuar për të dërguar roverin e pestë amerikan në Mars.