Kopshti i rilindur “Muçaj” në bashkinë e Vorës është gati të presë fëmijët me kushte optimale, pas goditjes shkatërruese të një viti më pare nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, inspektoi sot punimet e kryera në këtë kopësht.

Kryeministri Rama tha se ambientet janë bërë shumë të bukura dhe besoj se janë rritur kërkesat për të ardhur në kopësht.

Ministri Ahmetaj theksoi se “ky është një nga ndërtimet arsimore parashkollore , një kopësht me standarde të plota, si ato qe kemi ndjekur. Janë 3 klasa, dhoma të përbashkëta fjetje”.

“Vora si bashki përfiton nga procesi i rindërtimit në të gjitha programet e veta në arsimore, granteve, pallateve infrastrukturës. Më pas do të shikojmë edhe njësinë administrative të Marikaj që do të ketë njësi individuale kolektive dhe palate”, – tha Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj bëri të ditur se “sot rreth 80% e pallateve dhe infrastrukturës janë hapur. Ne ishim para një jave në Thumanë sot është gërmuar në të gjithë hapësirën e komplekseve të apartamenteve, ndërkohë javën që vjen fondi i Abu Dhabit fillon edhe lidhjen e kontratave për Durrësin”.