Këto shenja Zodiaku nuk arrijnë të gjejnë partnerin, sepse gjithmonë vrapojnë pas atyre që nuk i meritojnë. Nëse jeni një ndër ato që nuk kanë fare fat në planin dashuror, dhe kryesisht vraponi pas mashkullit të gabuar, mbase për të fajin e ka bash shenja juaj e horoskopit.
Dashi
Deshtë janë të guximshëm, të pasjellshëm dhe me vetëbesim. Besojnë që mund të kenë çdo gjë që e dëshirojnë dhe se me këmbënguljen e vet mund të bëjnë për vete gjithkënd. Mirëpo, harrojnë që kjo nuk ka gjithmonë sukses te secili. Për dashuri janë të nevojshme shumë më tepër se fjalët e ëmbla. Prandaj, shpesh u nevojitet më shumë elan në mënyrë që të gjejnë dikë i cili vërtet mund t’ia falë zemrën.
Akrepi
Akrepi është kokëfortë. Kur njohin dikë të cilin e konsiderojnë të mirë, por që nuk është edhe aq interesant për ta (siç janë ata vetë), interesimi i tyre mund të bëhet obsesion. Do të provojnë çdo gjë për ta bërë dikë për vete. Rezultati shpesh përsëritet: ai tjetri tërhiqet. Për këtë shkak personat e lindur në këtë shenjë kanë ndjenjën që vazhdimisht për së dyti dashurohen në personin e gabuar. Me atë rast mase është me rëndësi vetëm taktika e cila nuk përshtatet.
Shigjetari
Janë të prirë për aventura, prandaj botën e shikojnë si një vend ku mund të përjetojnë diçka të re. Me atë rast nuk frikësohen nga asgjë dhe dëshirojnë të zbulojnë vende më të largëta. Besojnë që çdo gjë është e mundshme. Problemi: Dashurohen me njerëzit e paarritshëm të cilët kurrë nuk do të mund t’i bëjnë për vete. Me atë rast harrojnë realitetin. Gjithnjë derisa nuk zgjohen nga ëndrra e tyre…
Peshqit
Janë kreativë, të mençur dhe të qetë. Mirëpo, më me dëshirë ikin nga realiteti. Nëse dashurojnë, atëherë dashurojnë seriozisht. Nëse janë ende solo, përpiqen me ngulm të gjejnë partner të ri me të cilin mund të kalojnë jetën. Për këtë shkak shpesh dashurohen me njerëzit të cilët, për fat të keq, nuk kanë interesim për ta.