Era Istrefi është një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës në vendin tonë, e cila na ka bërë të gjithëve krenarë sa herë ka treguar talentin e saj nëpër botë. Fitimet e këngëtares janë të mëdha e domosdoshmërisht edhe shpenzimet. Në rrjete sociale, Era përpiqet të na tregojë shumë rrallë detaje nga jeta e saj luksoze, mirëpo veshjet e saj të firmave flasin vetë!

Vetëm pak orë më parë, këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shfaqet e veshur me një xhaketë të markës “Prada”, ndërsa faqja “Shqip Closet” në Instagram ka zbuluar sa i ka kushtuar këngëtares kjo veshje. Xhaketa e saj kashmir ka kushtuar plot 2250 euro, një shifër jo e vogël vetëm për një xhaketë (e cila në fakt i shkon shumë)! Epo, pse të mos ia bëjë qejfin vetes? Ndërkohë, Era po përgatitet për projektet e reja të këtij vitit, ndërsa më herët ka ndarë në Instagram një listë me super këngët që do të sjellë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S.C (shqipcloset) (@shqip.closet)