Xhemi Shehu feston sot 38-vjetorin e lindjes. Surprizën më të bukur deri tani e ka marrë nga mikesha e saj, Orinda Huta, me të cilën është afruar më shumë gjatë kohës së karantinës, kur stërviteshin bashkë me trajnerin e tyre. Orinda përmes një videoje ka ndarë disa nga kujtimet më të bukura që ka me Xhemin, si udhëtimet, darkat e tyre bashkë dhe pushimet në jug.

“Ajo që është plot dritë edhe kur bëhet me nerva, ka ditëlindjen sot! Gëzuar ditëlindjen dashuri! P.s ta kam vënë vetë këtë këngën që mos hapësh më shazamin sa herë luhet”, shkruan Orinda në urimin e saj. Ndërkohë Xhemi i komenton: “Kjo po që ishte surprizë! Ta dija se për çfarë më paske xhiruar gjithë këto kohë do isha sjellë pak më mirë. Edhe unë të dua shpirti. P.s. Këngën prapë do e kërkoj sepse nuk ja fiksoj titullin në botë (mosha)”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)