Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, emrin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende e aq më pak portretin. Ata janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes mediatike të voglën, ashtu siç bënë edhe gjatë pjesës më të madhe të shtatzënisë së Gigi-t. Fansat e mësuan shumë vonë se modelja ishte në pritje të ëmbël dhe gjatë asaj kohe ajo nuk preferoi të jepte shumë detaje për këtë pjesë. Mirëpo, teksa çifti përpiqet të ruajë privatësinë dhe të mos e publikojë kurrë portretin e vajzës, ka qenë mamaja e Gigi-t, Yolanda, ajo që e ka bërë një gabim të tillë.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë një foto me të voglën e Gigi-t dhe Zayn, ndërsa fansat kanë kapur menjëherë detajin: Portreti i bebushes dallohej në pasqyrën e vogël që qëndronte pas Yolandës.
Pasi e ka kuptuar gabimin, Yolanda e ka fshirë menjëherë këtë foto, e ka prerë dhe e ka postuar sërish, por ishte tepër vonë! Të gjithë krijuan një ide të portretit të bebushes më të famshme të momentit, të cilës ende nuk i kemi mësuar as emrin.