CNA.al ka mundur të siguroje dokumentat zyrtare për një truall dhe kërkesën për të ndërtuar një vilë nga kunati i kreut të PD, Lulzim Basha, Erion Isufi.
Së fundmi ka pasur një debat në lidhje me vilat e kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufi i cili është akuzuar si njeriu që ka marrë benefite nga kreu i PD dhe foltorja e saj është përdorur për interesa klienteliste dhe krejtësisht korruptive nga Lulzim Basha.

Në një takim me disa banorë të Laprakës, disa ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se nga njëra anë Lulzim Basha flet për varfërinë, e nga ana tjetër aplikon në bashki për të marrë leje për të ndërtuar një vilë tjetër.

Veliaj deklaroi se i ka refuzuar lejen e ndërtimit një të afërmi të Lulzim Bashës, duke iu referuar kunatit të tij Erion Isufi. Për këtë u pyet në studion e “Opinion” edhe vetë Basha, i cili tregoi se kunati i tij ka paditur Veliajn në SPAK për këtë çështje.

“Për akuzën që ka bërë sot, ai i afërmi im e ka paditur në SPAK”, tha kreu i PD shkrutimisht pa u ndalur shumë te kjo çështje, ndërsa më pas mohoi akuzat e ngritura për katër vilat e tij.

Pas debatit të bërë ditën e enjte në Opinion, CNA.al ka mundur të sigurojë dokumentat zyrtare, siç mund t’i shikoni më poshtë, në lidhje me disa certefikata pronësie në emër të Erion Isufit dhe kërkesa për tu ndërtuar vila.

Më poshtë dokumentat flasin vetë: