Meksika raportoi ditën e djeshme rastin e parë të variantit të koronavirusi që u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas CNN, drejtori i përgjithshëm i Epidemiologjisë në Meksikë, Jose Luis Alomia tha se pacienti është një shtetas britanik 56-vjeçar, që udhëtoi nga Amsterdami në Mexico City më 28 dhjetor dhe më pas në qytetin verilindor të Matamoros.
Pacienti me variantin e koronavirusit britanik ishte vendosur të dielën në intubim. Ky është edhe rasti i parë i konfirmuar i variantit të Mbretërisë së Bashkuar në Meksikë. Zyrtarët shëndetësorë kanë testuar më shumë se 500 raste të dyshuara të variantit, por ky është rasti i parë i verifikuar. Ndryshe, Meksika ka regjistruar deri më tani 1.5 milion raste nga sëmundja e COVID-19 si dhe 133 mijë vi kt ima, sipas Ministrisë së Shëndetësisë vendase.