Amir Abrashi rikthehet në kampionatin ku u bë si futbollist. Mesfushori i kombëtares shqiptare është larguar zyrtarisht nga Freiburg për t’u rikthyer në Superligën zvicerane. “Pitbulli” dardan është transferuar te Basel, në huazim deri në fund të këtij sezoni. Një rikthim në elitën e futbollit zviceran për 30-vjeçarin, aty ku ka luajtur më parë me Grasshopers.

Abrashi ka luajtur pak minuta këtë sezon me Freiburg vetëm në 5 takime, teksa tek ekipi i ri do të ketë shok skuadre Taulant Xhakën dhe Edon Zhegrovën. Te Baseli Abrashi do të kërkojë të luajë në vazhdimësi për të ruajtur edhe vendin në fromacion në kombëtaren kuqezi në eliminatoret e Katar 2022 që do të nisin në muajin mars.