Nicolo Rovella edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit. Juventusi ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për ta transferuar Nicolo Rovellan nga Genoa.

18-vjeçari do të qëndrojë në Genoa në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.
Ai ka bërë këtë edicion 9 paraqitje në Serie A. Në këtë marrëveshje Juve përfshiu dy lojtar të akademisë, mesfushorin 21-vjeçar Manolo Portanova dhe 19-vjeçarin Elia Petrelli që do t’i bashkohen Genoas nga Juve me marrëveshje të përhershme.