Numri i rasteve të prekura me variantet e koronavirusit është rritur pavarësisht rënies së përgjithshme të rasteve të reja apo edhe një rritje në numrin e personave të vaksinuar, sipas ministrit gjerman të shëndetësisë. Një në pesë persona në Gjermani janë infektuar me variantin britanik të koronavirusit, sipas Jens Spahn. Të premten, Gjermania regjistroi 9,113 raste të reja, një rënie prej 747 rastesh krahasuar me një javë më parë.
Numri i vik timave ishte 508 brenda 24 orëve të fundit, 48 më pak se të premten e kaluar. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i rasteve të reja për 100,000 banorë ka rënë në 57. Kancelarja Angela Merkel tha se autoritetet do të hiqnin kufizimet vetëm nëse shkalla e incidencës shtatë ditore do të binte në 35 raste për 100,000 infeksione. Që nga e premtja, 5 milion persona në Gjermani janë injektuar me dozën e parë të Covid, ndërsa 3 milion kanë marrë të dyja dozat, sipas Spahn. Deri në fund të javës së ardhshme 10 milion vaksina do të jenë shpërndarë në të gjithë Gjermaninë.