Përfundimi i L uftës së Parë Botërore e la Shqipërinë politikisht të b rishtë, me f raksione të shumta që k onkurronin për p ushtet politik. Për të evituar c opëtimin e mëtejshëm të vendit pikërisht për shkak të këtyre k onflikteve të brendshme, dhe me synimin për të bashkuar shqiptarët në një qeveri të vetme, atdhetarët nga e gjithë Shqipëria që u mblodhën në Lushnje për të diskutuar gjatë Kongresit të ardhmen e vendit, shpallën më 9 shkurt Tiranën si kryeqytetin e përkohshëm të Qeverisë së tyre, transmeton lexo.com.al.
Ata hynë në Tiranë në 11 shkurt 1920 ku populli i Tiranës priti krahëhapur Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos pikërisht në atë ndërtesë, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912. Nga ajo ditë Tirana do të kthehej në kryeqytetin e përhershëm të shqiptarëve, duke u shpallur kryeqytet i përhershëm me një akt të Asamblesë Kushtetuese të vitit 1925./Lexo.com.al/e.c.