Albert Musollari është një ndër 120 anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zonën e Kombinatit, i cili ka vendosur të largohet nga kjo parti për të shkuar drejt Partisë Socialiste.
“Kam qenë anëtar nga viti 2013 me LSI. Kur lëvizja Socialiste për Integrim mori vendim te njëanshëm jo te bazës për tu bashkuar me PD atëherë vendosem te largoheshim nga LSI. Jemi 12 kryetarë organizatash dhe afërsisht 120 anëtarë”, thotë ish-anëtari i LSI-së, Muhamed Limani.
Bashkimi jo natyral mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike dhe vendimi për të dalë bashkë ne zgjedhje është shkaku kryesor i zhgënjimit të anëtarëve të LSI-së.
Dorina Dervishi ish anëtare e LSI- thotë: “Kam ndenjur 10 vite në LSI por u zhgënjeva sepse e pashë se aty me tepër ishte parti familjare. Unë jam e majtë por në momentin kur LSI u bashkua me PD-në, unë nuk mundem dot më, asnjëherë s’kam qenë me PD. Ky ishte zhgënjimi me i madh kur PD u bashkua me LSI”.
Albert Musollari ish-anëtar i LSI shton: “Ne ikëm nga LSI sepse na tradhtoi. Na tradhtoi sepse si parti e majtë qe na gënjeu ne fillim ajo shkoj djathtas. Nuk mund te vete unë me Fatmir Mediun Gërdecit apo Lulin e 21 janarit. I bëj thirrje dhe të gjithë simpatizantëve te LSI-së që janë socialistë të afrohen pranë Partisë Socialiste dhe te votojnë kandidatët e saj”.
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama ka folur për një projekt për ta çuar për skrap LSI. Pjesë të këtij skenarit ai bëri edhe kryedemokratin Basha, i cili sipas tij e tradhtoi këtë plan.