Lazio dhe Milani, njëri pas tjetrit në radhë. Kampionati është ende i gjatë, por momenti i së vërtetës mund të ketë ardhur për Interin. Eliminimi nga Kupa e Italisë i ka hequr të gjitha dyshimet: Conte ka mbetur veç në garën e kampionatt. Një qëllim i vetëm, për të cilin përqendrohen të gjitha energjitë e tij. Pastaj, duhet të durojë edhe polemikat dhe tensionet ekstra, fyerjet dhe helmet. Përplasja në distancë midis trajnerit dhe menaxhmentit të Juves ka acaruar klubin zikaltër, por situata mbetet kompakte dhe e bashkuar. Kjo mund të jetë thelbësore për të vozitur të gjithë në të njëjtin drejtim, në një moment kaq të rëndësishëm.
Ka qenë gjithmonë kështu: një “armik” i jashtëm të bashkon nga Brenda. Kjo mund ta kompaktësojë mjedisin zikaltër. Pas tensioneve me Agnelli, Conte u mbrojt vetë, edhe ga klubi. Një kohezion që sigurisht nuk është një konstante e këtij një viti e gjysmë për trajnerin zikaltër. Mendoni për finalen e sezonit të kaluar, me sulmin e drejtpërdrejtë të tij ndaj pronarëve dhe menaxherëve, pas ndeshjes kundër Atalanta. Në fillim të sezonit u konfirmua armëpushimi, por vetëm tani perceptohet uniteti i fortë dhe sa mund të japë fryte. Interi është kompakt, gati të përballet me dy ndeshje “zjarri”: së pari Lazio, shumë e fortë; pastaj derbi i vërtetë kundër kryesuesve të Milanit.
Ndeshja kundër Juves nuk solli vetëm polemika me bardhezinjtë. Ekziston një eliminim për t’u tretur, një tjetër dalje nga skena, pas asaj “të përgjakshme” në grupet e Champions-it. Pas barazimit në shtëpi kundër Shakhtar Donetsk, Conte kompaktësoi ekipin dhe ndërtoi një varg fitoresh të njëpasnjëshme në kampionat, që e kanë mbajtur Interin përherë pranë liderëve të Milanit. Humbja në kupë mund të jetë një moment tjetër i kompaktësisë, edhe për ato që janë thënë më lart. Të gjithë po vozisin në të njëjtën anë, energjitë duhet të përqendrohen në objektivin e vetëm në lojë, titullin kampion. Tani duhet një reagim i rëndësishëm.
Lazio vjen nga gjashtë fitore radhazi në kampionat, është e sigurt në atë që po bën. Inzaghi duket se ka gjetur skuadrën luftarake, si para bllokimit prej pandemisë, e aftë për të fituar 2-1 në shtëpi kundër Interit, disa javë para ndërprerjes së kampionatit për shkak të koronavirusit. Zikaltrit kanë nevojë për një provë të rëndësishme, si ekip i shkëlqyeshëm. Conte do të duhet të jetojë me dyshimet luksoze: Bastoni, Brozovic dhe Barella nuk mund të marrin edhe një karton të verdhë, sepse do të humbisnin derbin. Interi dëshiron të shkojë pa humbur terren në ndërqytetasen e Milanos (Milani do të jetë i angazhuar në fushën e Spezia), por duke ëndërruar t’i parakalojë kushërinjtë, pas disa përpjekjeve në distancë gjatë javëve të fundit. Dhe Juve nuk duhet të harrohet, absolutisht nuk mund të përjashtohet në luftën e “Scudetto”.