Liverpool është mposhtur në derbi nga Everton me shifrat 0-2, duke konfirmuar momentin e errët që po kalon. Ekipi i Klopp tashmë numëron humbjen e katërt radhazi në kampionat në shtëpi. Kjo ecuri nuk ndodhte te Liverpool që prej vitit të largët 1923. Një rekord negativ që përsëritet pas plot 98 vitesh!


Ndeshja e ardhshme e “The Reds” është ajo ndaj Sheffield United në datën 28 shkurt, ku shpresohet që të vijë edhe kthesa në mënyrë që ekipi i Klopp të rikthehet te rezultatet pozitive.