Sergio Aguero është i gatshëm të transferohet në Barcelonë, nëse Lionel Messi qëndron. Sipas “Què T’hi Jugues” të Cadena SER, burime pranë lojtarit kanë thënë se është e vërtetë që ai do të ishte i lumtur të luante për Barçën dhe të luante përkrah Messit.

“Què T’hi Jugues”, gjithnjë sipas burimeve pranë futbollistit, raporton se tashmë Aguero është kontaktuar nga disa kandidatë, ashtu siç po bëjnë të gjithë për ta mbajtur edhe Messin në “Camp Nou”. Agueros i skadon kontrata në qershor të vitit 2021 dhe ende s’ka diçka të re për nisjen e bisedimeve për rinovimin e kontratës. Ai është pjesë e Man City që nga viti 2011. Aguero deri sot ka bërë 379 paraqitje për Man City, ka shënuar 256 gola.