Partia Demokratike ka prezantuar sot programin për Arsimin, planin që do të zbatohet nëse opozita do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit. E para që ka hapur këtë panel ka qenë ish-deputetja demokrate Albana Vokshi. Ajo akuzoi qeverinë socialiste se nuk ka bërë asgjë për arsimin në Shqipëri dhe shumë të rinj po largohen nga Shqipëri.
“Unë e njoh Lulzim Bashën prej shumë vitesh dhe mund të them me besim të plotë se ai është njeriu i duhur, në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin pozitiv për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë.
Ne mund të themi të bindur se kemi besim të plotë te Lulzim Basha për të udhëhequr vendin tonë drejt një të ardhmeje më të mirë, në një vend ku Qeveria kujdeset për qytetarët e tij”, tha Vokshi.