Sipas zyrtarit me te larte te shëndetësisë ne Angli, vendi e ka kaluar kulmin e valës se dyte te pandemisë. Sipas shkencëtareve, dhe zyrtareve te larte britanik, sapo te mbaroj vaksinimi i 50 vjecareve e sipër, vendi duhet te kaloj ne zbutje te mëdha te lockdounit me hapjen e dyqaneve, restoranteve dhe pabeve. Jane disa faktorë qe dëshmojnë se Britania e ka kaluar kulmin e valës se dyte te pandemisë. Rrënja e madhe e numrit te infektimeve, ne javët e fundit, trajektorja ne zbritje e numrit te vdekjeve edhe pse te larta gjithsesi, si dhe pakësimi i shtrimeve neper spitale, por mbi te gjitha mbi 10 milionë te vaksinuar ne kategoritë me risk te larte te popullsisë, janë shenjat se shume shpejt Britania, do zbusë se tepërmi masat shtrënguese, drejt një normale te re jetese.
Qeveria e Boris Johnson ka premtuar se pas javës se pare te marsit do rihapen shkollat, ndërkohe me 22 shkurt pritet njoftimi i qeverise se cila do jete harta e rrugës drejt rikthimit ne normalitet. Presioni politik është shume i madh ndaj kryeministrit nga brenda kabinetit dhe parlamentit, ku përplasen shkolla te ndryshme, mendimi si ata qe janë pro relaksimit te masave drakoniane te shtrëngimit dhe shkencëtareve qe lëvizin portat here pas here, per arsyet e tyre. Edhe pse refuzohet te jepet nje date e sakte se kur do filloj dalja nga lockdown, gjasat jane se nga mesi marsit, maksimumi fundi i atij muaji Britania do jete e hapur drejt nje normaliteti shume me te madh.
Padyshim, me 400 milionë dozat e vaksinave te prokuruara ne Britaninë e Madhe, dhe rreth 400 mije vaksinime cdo dite qe kryen mesatarisht , ne ishull, konsiderohet se drita ne tunel nuk është ajo e nje treni qe vjen ne drejtim te kundërt, por eshte dielli ne anen tjetër te ketij tuneli. Me 4000 mutacione te covidit neper bote sipas ministrit britanik te vaksinimit, njerëzimi do duhet te mesohet te mbijetoje dhe riprogramojne cdo here vaksinat si i vetmi mjet ne doren e njerëzimit per normalitetin e ri ketej e tutje.