Kleoniki Delijorgji ka lënë të surprizuar gazetarin Arian Çani me veshjen e saj në emision, ku kishte shkuar për të prezantuar këngën e saj të re. Ajo mbante veshur një kostum të bardhë, xhaketa e të cilit ishte e hapur… poshtë xhaketës Kleoniki nuk kishte veshur asgjë. Kjo zgjedhje habiti jo pak drejtuesin e emisionit Arian Çani, i cili e komplimentoi modelen për elegancën e saj. Arian Çani: Ça ke veshur Kleoniki poshtë xhaketës tënde, sepse shoh që ke një gjë tmerrësisht transparente…

Kleoniki Delijorgji: Po asgjë s’kam veshur. Arian Çani: Mos ia fut kot! Kleoniki Delijorgji: Po pse çfarë ka? Arian Çani: Ke vetëm xhaketën? Për një moment tani që lëvize, paf të lëvizi xhaketa dhe op ngela për një moment… Kleoniki Delijorgji: Po pse ngele? Arian Çani: Sepse rrallë ndodh që të të vijnë gocat veshur kaq bukur në studio… Kleoniki Delijorgji: E vërtetë. Arian Çani: Kjo është e vërtetë, me një elegancë të paparë.