Artistja e njohur, Sophie Xeon, “ikona transgjinore” e nominuar për çmimin “Grammy”, ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një ndërtese teksa po tentonte të shkrepte një fotografi të Hënës së plotë . Sipas informacioneve të bëra të ditura nga zyra e policisë, 34-vjeçarja ka rënë nga kulmi i një ndërtese trekatëshe në Athinë.

“Rrethanat e sakta të rënies së saj janë duke u hetuar nga policia në Athinë, hetimet po vazhdojnë ”-ka thënë një zyrtar policor. Në momentin e aksidentit ajo kishte qenë në prani të dy miqve të saj indetiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.