Këngëtarja e njohur Mary Wilson nga Supremes ka humbur jetën në moshën 76 vjeç. Ajo vd iq papritmas të hënën në mbrëmje në shtëpinë e saj në Las Vegas. Lajmin e konfirmoi publicisti i saj. Mary ishte e njohur më së miri për bashkë-themelimin e Supremes në moshën 15 vjeç së bashku me Diana Ross dhe Florence Ballard në Detroit. Ajo qëndroi me treshen Motown Records deri në shpërbërjen e saj në 1977.

Vetëm dy ditë para vde kjes së saj, Mary ngarkoi një video në kanalin e saj në YouTube për të thënë se po planifikonte të lëshonte muzikë të re. Ajo tha se kishte punuar me Universal Music për lëshimin e materialit solo, përfshirë albumin e pa publikuar Red Hot, të cilin e regjistroi në vitet 1970.

Mary u martua me ish-menaxherin e Supremes Pedro Ferrer në 1974 dhe ata u divorcuan në 1981. Në 1994, djali 14-vjeçar i ish-çiftit Rafael u vra dhe Mary u plagos. Shkaku i saj i vdek jes nuk është konfirmuar ende dhe publicisti i saj tha se shërbimet e var rimit do të jenë private për shkak të COVID, por një shërbim përkujtimor do të mbahet më vonë gjatë vitit.