Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile dhe krizave ka deklaruar pak minuta më parë se përveç shtyrjes së lockdownit për Attikën edhe për një javë, do të ketë edhe një masë për doganat e Kakavijës dhe Evzonon për të shmangur shpërndarjen më të madhe të COVID.
“Nga data 1 Mars deri në 15 Mars në doganat e Kakavijës dhe Evzonon orari do të jetë nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites, ndërsa do të hyjnë në Greqi vetëm 400 persona në ditë”, tha Nikos Hardhalias zv/minister i Mbrojtjes Civile dhe Krizave.