Dalin detaje të reja me të dhimbshme dhe më dëshpëruese në lidhje me legjendën e futbollit botëror, Diego Armando Maradona i cili ndërroi jetë më 25 nëntorin e vitit të kaluar.
Faqja online ‘Infobae’ ka publikuar ditën e djeshme audion e bisedës së dy mjekëve të ish-futbollistit, neokirurgut ,Leopoldo Luque dhe psikiatrit Agustina Cosachov, të cilët kanë qenë pranë Maradonës në periudhën e fundit të jetës së tij.
“Më duket se pësoi një arrest kardiak, bullafiqi po vd es”-dëgjohet të thotë Leopoldo Luque. “Nuk e kam idenë se çfarë bëri ai. Unë po largohem. Tani më të është ambulanca së bashku me mjekët e urgjencës, më duket se hyri në intubim”- dëgjohet të thotë psikiatri, Cosachov.
“Ne e kishim bërë atë për 10, 15 minuta, sepse ambulanca nuk po vinte. Hymë në dhomë, bënte ftohtë dhe filluam të bëjmë reanimacionin. Nuk na thonë si është gjendja. U largova dhe nuk mora vesh asgjë”-dëgjohet në audio.
Sipas mediave argjentinase duke u bazuar në materialin, mjeku Luque e Cosachov do të merret në pyetje nga prokuroria. Në certifikatën e vde kj es së Diego Armando Maradonas u shenua se pësoi arrest kardiak, i cili i shkaktoi dhe vd ek jen.