Një sëmundje që ha mish mund të përhapet në Australi, kjo bazuar në disa raste të reja që janë raportuar. Rastet e reja të ulçerës Buruli janë identifikuar në zonat Essendon, Moonee Ponds dhe Brunsëick të Melburnit. Pas këtyre rasteve kryeshefi shëndetësor Profesor Brett Sutton ka lëshuar një alarm shëndetësor. Infeksioni shkaktohet nga një bakter i cili prodhon një toksinë që ndikon në sistemin imunitar dhe shkakton lezione në lëkurë. Shenjat mund të duken si pickime të insekteve dhe mund të kthehen në ulçera të tmerrshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë: Edhe pse shkaktar i ulçerës Buruli është një bakter mjedisor, mënyra e transmetimit tek njerëzit mbetet e panjohur. Organizmi prodhon një toksinë unike mikolaktoni që shkakton dëmtimin e lëkurës. Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm janë thelbësore për minimizimin e sëmundjes, kostove dhe parandalimin dëmeve afatgjatë.”
Departamenti i Shëndetësisë në Victoria lëshoi një deklaratë duke thënë se kurimi i hershëm i kësaj sëmundje mund të parandalojë humbjen e frikshme të lëkurës dhe indeve. Burimi i infeksionit nuk është përcaktuar ende, por bakteret ishin të izoluara në fecesin e një pozumi lokal. Studimet sugjerojnë se mushkonjat mund të luajnë gjithashtu një rol në transmetimin. Infeksionet në shtetin e Viktorias janë më të larta tek ata të moshës 60 vjeç e lart, por njerëzit e çdo moshe mund të infektohen. Raste të kësaj sëmundje janë raportuar edhe në vendet e Afrikës dhe Amerikës jugore. OBSH paralajmëron se nuk ka asnjë parandalim dhe se disa infeksione mund të çojnë në shëmtim të përhershëm të lëkurës dhe dëme afatgjate. Shpesh fillon si një ënjtje e pakuptimtë në këmbë, duar ose fytyrë. Sëmundja mund të përparojë pa dhimbje ose ethe. Ënjtja mund të shfqet brenda katër javësh.