“Zerimi i tatimfitimit për bizneset deri në 14 milionë lekë dhe e TVSH për çdo biznes deri në 10 milionë lekë është një çlirim për sipërmarrjen”. Kështu u shpreh sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ishte në biznesin e Alfons Jankut, dikur emigrant që tashmë jeton dhe punon në Elbasan.
“Deri para pak kohësh anëtar i Partisë Demokratike, por di të vlerësojë punët e mira të realizuara në Elbasan nga Partia Socialiste dhe të mbështesë taksimin e ndershëm ndaj “taksës së sheshtë Berisha-Basha””, tha Balla. Balla theksoi se, “biznesi i vogël në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë është çliruar plotësisht nga tatimfitimi dhe TVSH-ja, duke i dhënë një frymëmarrje të re aktivitetit të tyre të përditshëm. Prandaj Alfons Janku mbështet Partinë Socialiste më 25 Prill”.