Kryeministri Edi Rama vijon me turin e bashkëbisedimeve me qytetarët e Elbasanit.
I pranishëm në këtë bashkëbisedim ishte edhe kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili u shpreh se është dyfishuar numri i punësimeve në këtë qytet dhe se synohet që në mandatin e ardhshëm Elbasani të shndërrohet në destinacionin të rëndësishëm për turizmin. Ai tha se Elbasani ka dy gjëra kryesore më 2021-2025, që janë bypass-i dhe linja hekurudhore.
“Në Cërrik, në vitet 2015-2019 ka qeverisur LSI, ku edhe pse mbështetja e qeverisë nuk mungonte, nuk bëheshin punë. Na duhet shumë ky mandat qeverisës për të vazhduar punët, kemi shumë projekte të mëdha. Qarku i Elbasanit është bërë pjesë e projekteve të mëdha. Qeveria gjermane ka vendosur të financojë këtu, si asnjëherë tjetër më parë. Do kalojmë në Parlament projektin e madh të kanaleve të zeza. Ajo që ne duhet të transformojmë është kalaja e Elbasanit, që është kalaja më e madhe fushore në Ballkan.Kemi një projekt shumë të madh. Diçka tjetër që është e rëndësishme. Baypassi i Elbasanit është një domosdoshmëri, është edhe pjesa e linjës hekurudhore, ne kemi një projekt shumë të madh për të transformuar. Ne nuk e shohim zhvillimin e Elbasanit pa bashkitë e tjera. Një pjesë e agjencive turistike e kanë kthyer Elbasanin në destinacion. Jam i gatshëm të përballem me këdo përsa i përket numrit të punësimeve, që kemi arritur ta dyfishojmë. Nëse në 2013 kishim 30 apo 40 mijë, kjo shumë sot është dyfishuar. Kemi plot kompani të cilat e gjejnë Elbasanin si destinacionin më të rëndësishëm”.
E pranishme në këtë bashkëbisedim ishte edhe ministrja Kushi e cila ndodhet e karantinuar pasi rezultoi pozitive me Covid pak ditë më parë.
Evis Kushi: Për vet kushtet që ndodhem e karantinuar dua ta nis me një apel të fortë, të vazhdojmë të jemi vigjilent dhe t’i respektojmë rregullat për të ruajtur shëndetin tonë dhe të familjarëve dhe një detyrim për të mirën e përbashkët. Në lidhje me bashkëbisedim jam e bindur se nëse nuk do të ishte situata e pandemisë që na kushtëzon besoj se nëse do ta zhvillonim këtë takim në një shesh të hapur do të ishin shumë qytetarë që do donin ti bashkoheshin. Qytetarët e Wlbasanit janë dëshmitarë shumë punëve dhe investimeve në vitet e fundit. Qytetarët e Elbasanit kanë pritshmëri të larta në mandatin e tretë. Ne e dimë shumë mirë që janë bërë shumë punë në Elbasan, janë transformuar tërësisht.