Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Sevillës në kuadër të javës së 25-të në La Liga. Ousmane Dembele realizoi golin e parë në vitin 2021 në La Liga në minutën e 29-të. Në minutën e 86-të Messi vulosi fitoren e katalunasve, teksa realizoi golin e dytë për mysafirët.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuptën e 53 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Atletico Madrid, i cili ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.