Kandidimi i gjeneral Piro Ahmetajt në Qarkun e Vlorës nga Partia Demokratike, ishte një nga risitë e zgjedhjeve parlamentare 2021. Një gjeneral i mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare dhe integrimit në NATO, Ahmetaj është i votuar nga anëtarësia Vlorë, e tashmë është konfirmuar nga Komisioni i Vlerësimit të PD-se, e duket se emri-risi është mirëpritur nga opinioni publik për betejën e ardhshme zgjedhore.
Pas daljes në rezervë nga shërbimin aktiv në FA, Gjeneral Ahmetaj në nëntor 2019 u zgjodh zëvendës President i Këshillit të Atlantikut, ndërsa në Janar 2020, është emëruar në funksionin e këshilltarit për sigurinë kombëtare i kryedemokratit Lulzim Basha. Rreshtimi në llogoret e politikës aktive, është përshëndetur dhe inkurajuar, siç ka pohuar vetë gjenerali në rezervë, jo vetëm nga disa dhjetra mijëra ushtarakë aktivë ose rezervë dhe komuniteti i sigurisë në mbarë vendin por edhe nga shumë kolegë dhe miq të tij jashtë vendit, në Rajon, Washinton, Bruksel, Romë, etj.
Ai po ashtu, është mirëpritur edhe nga qytetarët e Vlorës, ku ai dhe familja ka jetuar deri në 2005, Selenicës, Sarandës, Delvinës, Himarës, dhe shpreson të votohet gjerësisht edhe nga komuniteti Tepelenas, Korcar, Ballshiot, Skraparlli, Librazhdas, etj të ardhur në këtë qark mbas viteve 1990.
Po kush është Gjeneral Ahmetaj, tashmë i rreshtuar me PD në betejën e 25 Prillit? Vjen nga një karrierë e gjatë (36 vjet) gjithmonë në ngjitje në forcat e armatosura, ku kryesisht, ka kontribuar për integrimin në NATO, reformën e mbrojtjes, dhe në funksionet të larta që ka ushtruar si Përfaqësues i Shqipërisë në NATO , Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA si dhe këshilltar ushtarak për dy Presidentë të Republikës, Nishani dhe Meta. Me caktimin e Ahmetaj si kandidat ne qarkun e Vlores, “ekipi” i Lulzim Bashes, duke pasur parasysh dhe faktin se do te kete ne perberje dhe Tritan Shehun e Sali Berishen, keta te fundit vazhdojne te paguhen me “norme” te plote pensioni pas djegies se mandateve te deputetit, ka mesataren me te madhe te moshes nder ekipet konkurruese te partive politike me 25 prill!