“Lulzim Basha nuk mbahet mend për një punë si kryetar i Bashkisë së Tiranës”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i ftuar në një studio televizive. Bushati tha se “të gjithë njerëzit e kanë harruar që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”. “Ka bërë vetëm një punë publike, e di çfarë është? Tramvaji”, ironizoi Bushati.
Ndërkohë, ai u shpreh se “askush nuk mund të bënte më shumë se sa është bërë deri më sot”. “Askush nga partitë politike, që po të ishte sot do të ishte në gjumë”, tha ai. I pyetur nga gazetarja nëse i referohet Partisë Demokratike, Bushati tha: “E shikon pra, se e dini edhe ju se zoti Basha fle më shumë se sa duhet”.