Bashkimi Europian do të fillojë këtë javë një program të ri për të studiuar mutacionet e virusit COVID-19, në një përpjekje për t’u përgatitur për gjeneratën e ardhshme të vaksinave që mund të jenë të nevojshme, tha në një deklaratë von Der Leyen.
Programi, i quajtur “Inkubatori HERA”, do të bëjë bashkë autoritetet shëndetësore dhe laboratorët dhe do të kenë financuesit e tyre, tha Ursula von der Leyen në një intervistë për gazetën financiare Franceze.
Programi do të fillojë punën e tij të mërkurën. “Që tani, dhe paralelisht me përpjekjet e bëra për vaksinat aktuale, ne duhet të ndihmojmë kompanitë industriale të zhvillojnë kapacitetet prodhuese për vaksinat e gjeneratës së dytë,” tha ndër të tjerash von Der Leyen.
Von der Leyen javën e kaluar pranoi dështimet në miratimin e BE-së dhe përhapjen e vaksinave kundër COVID-19 dhe tha se blloku kishte mësuar shumë në këtë proces pas kritikave për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave.