Komisioni Europian krijoi një task force për të rritur kapacitetet e prodhimit aktual të vaksinave, theksoi zëdhënësi i tij, Eric Mamer, i pyetur për çështjen e shpërndarjes së vaksinave në bllokun me 27 anëtarë. “Grupi i punës, i drejtuar nga komisioneri europian për Tregun Unik, Thierry Breton, në bashkëpunim me komisioneren e Shëndetësisë Stella Kyriakides, do të përqendrohet në tri pika kryesore”, shtoi ai.

”Këto tri pika kanë të bëjnë me eliminimin e pengesave, adaptimin e prodhimit të vaksinave për variantet e ndryshme virusit si edhe një plan strukturor për një përgjigje të shpejtë në nivel europian për rreziqet biologjike”, theksoi Mamer.