Numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Belgjikë ka shkuar mbi 22 mijë. Në këtë vend, COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 22.006 personave. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Belgjikë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar 763.885 raste, ndërkohë numri mesatar i rasteve të reja ditore ka qenë 2.293.

Në vend vala e dytë filloi në muajin tetor, ndërsa në fillim të muajit nëntor shifrat e rasteve ditore të reja arritën në mbi 15 mijë. Shifrat shënuan ulje me masat e zbatuara që nga tetori. Numri i rasteve prej rreth 3 muajsh varion të jetë në rreth 2 mijë. Ndërkohë, në fushatën e vaksinimit që filloi në fillim të vitit, deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës 461 mijë persona, ndërsa 296 mijë të tjerë dozën e dytë. Në këtë mënyrë 5 për qind e popullsisë së moshës së rritur në vend ka marrë dozën e parë të vaksinës.