Në 24 orët e fundit në Maqedoni është rritur ndjeshëm numri i infektimeve të reja me Covid-19. Nga 3816 testime të kryera, 721 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
7 persona kanë humbur betejën me virusin v de kjeprurës, ndërsa janë shëruar edhe 171 persona. Numri aktual i personave aktivë këtë javë është rritur ndjeshëm duke e çuar në 8290 raste, ndërsa javën e kaluar ishte rreth 6 mijë. Abcnews.al