Çdo njeri ka ritmin e tij, zakonet, huqet dhe ritualin e vet çdo mëngjes. Ka nga ata që zgjohen duke buzëqeshur, ka nga ata që zgjohen me nerva. Dhe jo për fajin e tyre. Po sikur t`ju themi se humori i zgjimit varet nga yjet?
Dashi-Që në orët e para të mëngjesit Dashi është gati. Me energji të reja që i del nga të gjitha poret. Ngrihet në këmbë që pas alarmit të parë të telefonit dhe është gati të përballet me sfidat më të vështira.
Demi-Është krejt e kundërta e Dashit. I duhen disa minuta për t`u zgjuar. Pastaj edhe 5 minuta… edhe 5 minuta… edhe 5 të tjera. Më në fund e gjen forcën për t`u ngritur nga shtrati i ngrohtë dhe i rehatshëm dhe është gati për sfida.
Binjakët-Ngrihet në këmbë me tingullin e parë të alarmit dhe është thuajse gjithmonë në humor të shkëlqyer.
Gaforrja-Të zgjosh një Gaforre është mundim i madh. Dalja nga shtrati është një ndër gjërat më të vështira për të.
Luani-Zgjimi i Luanit është taktik. Ai e vë orën e alarmit 30 minuta më herët nga ç`duhet të zgjohet, në mënyrë që atë gjysmë ore të shijojë shtratin. Kujdes, mos fol me të para se të hajë mëngjesin, sepse nuk mban përgjegjësi si mund të përgjigjet. E ka fajin humori i keq.
Virgjëresha-I hap sytë vetë pak para se të bjerë alarmi. Humori i mirë dhe sytë gjithë gjallëri i ka që në nisje të ditës.
Peshorja-Bëjnë përpjekje ekstreme për t`u zgjuar në mëngjes. Pothuajse asnjëherë nuk janë të humor të mirë. Gjithmonë i duhet shumë kohë për të dalë nga shtëpia.
Akrepi-Mos fol me një Akrep në orët e para të mëngjesit. Mos e bëni derisa të kuptoni që e ka kapur kontaktin me realitetin dhe s`është ende i përgjumur.
Shigjetari-I shpejtë dhe hiperaktiv që në mëngjes. Nuk ka frikë nga alarmi dhe është pothuajse gjithmonë entuziast për të nisur ditën.
Bricjapi-Urren të zgjohet herët. Mund të qëndrojë natën zgjuar sa të jetë nevoja, por mëngjesin e do në gjumë. Punon, lexon natën. Mëngjesin e ka për gjumë. Ndryshe do jetë gjithë ditën në humor të keq.
Ujori-E pranon pa turp që po të ishte mundësia do ta kalonte gjithë ditën duke fjetur gjumë.
Peshqit-Me çfarë guximi mund të ndërpritet gjumi i një ëndërrimtari? Nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe të largohen nga shtrati, por gjithsesi janë në humor të mirë.