Manchester United e deklasoi Real Sociedadin në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Evropa Ligë, duke e mposhtur me rezultat 0:4. Bruno Fernandes shkëlqeu për “Djajtë e Kuq” me dy gola dhe me një paraqitje të nivelit të lartë. E për këtë, ai është shpallur lojtari i javës në Evropa Ligë.

Manchester United në ndeshjen e kthimit që luhet në “Old Trafford” do të jetë i relaksuar, pas epërsisë shumë të lartë në ndeshjen e parë.