Fabrika e birrës “Budweiser” filloi një fushatë reklamuese, me rastin e golit të 644-t të Leo Messit në karrierë, në të cilën u dërgoi shishe të personalizuara për çdo gol të pësuar të gjithë portierëve, që ylli i Barcelonës u kishte hënuar. 159 portierë, shumica e tyre nga ​​më të mirët në botë, e morën këtë “dhuratë” të veçantë. Mes tyre ishte edhe Iker Casillas. Ish-portieri i Real Madridit, Portos dhe kombëtares spanjolle e përgëzoi Messin për rekordin që arriti dhe që i dha shkas kësaj fushate marketing:

“Unë mendova se nuk do të vinte, por këtu është shishja ime e personalizuar @Budweiser. Urime Messi për rekordin tuaj me 644 gola. Mbaj mend kur shënove golat e tu, nr.264 dhe 265 ndaj meje… Lojë e mirë, barazim i mirë dhe gjëja më e mirë, që nuk më shënove kurrë përsëri!”.